click below
click below
Normal Size Small Size show me how
BIOFIZIKE
3 - TERMIKA
Question | Answer |
---|---|
Kur nje trup eshte i nxehte | Kur ne vete ka energji termike (E te brendshme) me te madhe se kur eshte i ftohte |
Cka paraqet nxehtesia | Energjine e brendshme te trupit |
Cka paraqet temperatura | Sasine e E se brendshme |
Cili eshte njeri nga faktoret me te rendesishem mjedisor ne funksionimin e organizmave te gjalle | Shkalla e nxehtesise ose temperatura |
Si matet sasia e energjise se brendshme-nxehtesise | Sasia e E se brendshme-nxehtesise nuk matet drejtpersedrejti por matet nepermjet efekteve qe shkakton, psh nderrimi i temperatures sepse temp e trupit ndryshon me shtimin ose heqjen e nxehtesise |
Nga kush varet shkalla e proceseve metabolike sic jane ndarjet qelizore dhe reagimet e enzimave | Nga temperatura |
Per sa faktore ndryshohet shpejtesia nga nje ndryshim prej 10 gradesh ne temperature | Per nje faktore prej 2 |
Cili leng eshte perberes thelbesor i organizmaave te gjalle | Uji |
Ne cfare diapazoni te temperaturave funksionojne proceset metabolike | Ne nje diapazon relativisht te ngushte te temperaturave, nga 2 grade celcius ne 120 grade celcius |
Cilet organizma mund te mbijetojne afer shfryerjeve termike ne temperatura me te larta | Baktere te caktuara termofilike |
Nga kush kufizohet funksionimi i shumices se sistemeve te gjalla, merr shembuj | Nga ndryshimet sezonale te temperatures PSh te zvarraniket gjate motit te ftohte, proceset jetesore ngadalesohen deri ne nje pike ku ata pushojne se funksionuari, ndersa ne ditet enxehta kerkojne hije per te mbajtur ulur temperaturat e trupit |
Cfare perparesie kane kafshet me gjak te ngrohte | Shpendet dhe gjitaret kane evoluar metoda per ruajtjen e temperaturave te brendshme te trupit ne nivele afer konstantes dhe si rezultat jane ne gjendje te funksionojne ne nje nivel optimal per nje game te gjere temperaturash te jashtme |
Cka kerkon rregullimi i temperatures | Shpenzime shtese te energjise |
Si mendonin shkencetaret se ngrohej lenda ne shek XVIII | Lenda ngrohej sepse perthith nje fluid i padukshem dhe pa peshe qe quhej "fluid kalorik" Sipas kesaj teorie, midis dy lendeve me temp te ndryshme ndodh nje kalim i fluidit kalorik nga lenda me enxehte ne ate me te ftohte, deri ne barazimin e temp te tyre |
Kush e propozoi teorine kinetike molekulare | Daniel Bernuli |
Cka thote teoria kinetike molekulare | Temperatura e nje lende varet nga shpejtesia e grimcave qe e perbejne ate Rritja e kesaj shpejtesie shkakton rritjen e temperatures |
Cfare modeli konsideron teoria molekulare kinetike e Daniel Bernulit | Konsideron nje gaz ku cdo grimce levize ne vije te drejte derisa goditet me nje grimce tjeter apo muret e enes, pas perplasjes drejtimi dhe shpejtesia e grimces ndryshojne rastesisht dhe Ekinetike shkembehet ne mes grimcave dhe muret e enes. |
Si llogaritet energjia mesatare kinetike per grimcat | Duke shtuar E kinetike te te gjitha grimcave vec e vec ne ene dhe duke e ndare numrin e pergjithshem te grimcave |
Si ndryshon proporcionaliteti mes E kinetike mesatare dhe temperatures | Duke shumezuar temperaturen me nje konstante qe lidh temp me energjine e brendshme-konstanta e Boltzmannit (k) |
Ke lidh konstanta e Boltzmannit kur shumezohet me faktorin 3/2 | Lidh temperaturen me energjine kinetike mestatare te nje molekule |
Sa eshte vlera e konstantes se Boltzmannit | k=1.38*10^-23 J/molekule K |
Si percaktohet shpejtesia termike | (1/2 mv^2)mes = 3/2 kT |
Cka thote ligji i Boylit | Ne nje ene te mbyllur, nr i pergjithshem i grimcave N eshte i caktuar, prandaj nese temperatura mabhet e pandryshuar, prodhimi i presionit dhe vellimit eshte nje konstante |
Si shprehet ligji i Boylit me formule | pV = NkT |
Si i merr njeriu perfytyrimet e para mbi temperaturen | Permes shqises se te prekurit |
Cka themi per trupin e nxehte | Themi se ka temperature me te larte se trupi i ftohte |
Si eshte ndjesia per ngrohtesine dhe ftohtesine e trupit | Eshte relative- pra varet se ne cfare gjendje ndodhet dora qe prekim objektin |
Cka quajme percaktim subjektiv te nxehtesise | Ndryshimin e temperatures qe e percaktojme permes receptoreve te lekures- te te prekurit paraqet percaktim subjektiv |
A vlen percaktimi subjektiv i temperatures | Vetem ne nje shtrirje te caktuar, sepse temperaturat e larta shkaktojne crregullime duke djegur receptoret e dores, po edhe ato teper te uleta gjithashtu |
Cka quajme percaakatim objektiv te nxhtesise | Matja e temperatures permes instrumenteve matese- termometrave |
Cka tregon termometri | Termometri tregon temperaturen e nje trupi, kur termometri lihet ne kontakt me trupin dhe ka te njejten temperature, prandaj shkalla e lexuar tregon temperaturen qe ka ai trup |
Me ke lidhet temperatura e cfaredo lloj te trupit | Me energjine e levizjes se molekulave te tij |
Si perkufizohet temperatura ne baze te teorise kinetike te gazeve | Shkalle e percaktimit te Ek mesatare te levizjes translative te molekulave. Eshte parameter i gjendjes se trupit dhe paraqet shkallen e nxehjes se tij |
Si qendron kuptimi fizik i temperatures | Sa me e madhe te jete temperatura e atij trupi, aq me e madhe eshte Ek e nje molekule te atij trupi |
Cfare ndryshime pesojne trupat me rstin e pranimit apo humbjes se nxehtesise | Ndryshime fizike, bymehen,, nderrojne percjellshmerine elektrike, nderrojne vetite optike, akustike, gjendjen agregate, elasticitetin, viskozitetin, etj |
Kush dhe kur e ndertoi termometrin e pare | 1593, Galileo Brenda ne ballon ajri tkurret dhe bymehet ndersa tempulet dhe ngritet, kjo ben qe te ndryshoje niveli i ujit ne gyp, keshtu shohim ndryshimin e temperatures ne nje interval te shkurter |
Kur e ndertoi termometrin e tij Celsiusi | 1747, i cili ishte nje gyp i mbyllur nga i cili ishte hequr ajri dhe ne te kishte nje sasi merkuri i cili nuk mund te avullonte |
Cka propozoi Celsiusi | Nje shkalle temperature- shkalla Celcius |
Si e percaktoi shkallen ne termometer Celsiusi | Shkallen ne termometer e percaktoi ne baze te nderrimit te dy gjendjeve agregate te ujit |
Cila ishte pika fillestare dhe pika referente e shkallezimit ne termometrin e Celsiusit | Pika fillestare zero- pika e ngrirjes se ujit te paster ne shtypje atmosferike, ndersa pike referente mori piken e vlimit te ujit te paster ne shtypje atmosferike |
Sa vlera shenoi Celsisui ndermjet pikes fillestare dhe asaj referente | 100 vlera, pra e ndau ne 100 shkalle te barabarta |
Me cka shenohet shkalla e Celsiusit | Me grade Celsisus -> *C |
Cfare shkalle perdorim per temperatura me te uleta se 0 grade Celsius | Perdorim parashenjen minus (-) para numrit, por shkalla, ndarja eshte e njejte edhe nen zero |
Kur propozoi shkallezimin e temperatures Farenheiti | 1707 |
Cila ishte pika fillestare dhe pika referente e shkallezimit ne termometrin e Farenheit | Pike fillestare- temperaturen me te ulet qe mbreteroi nje dite dimri te atij vit (e konsideroi temperaturen me te ulet te munndshme) ndersa pike referente mori piken e vlimit te ujit |
Sipas shkallezimit te Farenheit kur shkrihet uji dhe kur vlon | Shkrihet ne 32*F dhe vlon ne 212*F |
Sa ndarje shenoi Farenheit ndermjet pikes fillestare dhe asaj referente | 180 ndarje-shkalle |
Si paraqitet lidhshmeria ndermjet shkalles celcius dhe asaj Farenheit | 1*C=1.8*F |
Ku perdoret shkalla e matjeses se temperatures Farenheit dhe ku ajo Celsius | Farenheit- me shume ne vendet anglosaksone, ndersa Celsius- ne tere boten |
Si shprehet temperatura normale e trupit te njeriut ne farenheit dhe celsius | 96*F dhe 36*C |
Cka eshte shkalla Kelvin ne sistemin SI | Njesi matese e temperatures termodinamike |
Sa ndarje shenoi Kelvini ndermjet pikes fillestare-pika e shkrirjes se akullit dhe pikes referente-pika e vlimit te ujit | 100 ndarje-shkalle |
Ne cfare shkalle paraqitet pika e shkrirjes se akullit ne Kelvin | 273.15 K |
Si perkufizohet zeroja absolute | Shkalla me e ulet e gjendjes energjetike te trupave kur pushon cdo levizje termike e molekulave, perkatesisht e atomeve, te ciles i pergjigjet ne shkalle celsiusi temperatura -273.15*C |
Si paraqitet lidhshmeria mes shkalles celsius dhe asaj kelvin | 1*C=1K Tk=Tc+273.15*C Tc=Tk-273.15*C |
Cka quajme zero absolute | Temperatura, ne te cilen molekulat e gazit nuk levizin quhet zero absolute, dhe kjo eshte temp me e ulet ne natyre dhe ka vleren -273.15*C |
Si ndahen termometrat | Ne baze te principit te punes dhe lendes punuese si dhe destinimit mates |
Cka shfryteozjne termometrat per matjen e temperatures | Shfrytezojne nderrimin e ndonje vetie fizike nga temperatura |
Cka quajme veti termike | Vetia qe nderrohet nga temperatura quhet veti termike |
Cila eshte vetia termometrike e termometrit te merkurit dhe termometrit me gaz vellimi konstant | Vetia termometrike e: -termometrit te merkurit -> gjatesia e shtylles se merkurit -termometrit me gaz me vellim konstant-> shtypja e gazit |
Cfare lloj termometrash ekzistojne | Termometra gazor, me lengje, bimetale, gjysmepercues-elektromometra, etj |
Cilat lloje te termometrave perdoren me se shumti ne lemine e mjekesise dhe biologjise | Termometri me zhive dhe termometri me gjysme perques-termistor |
Perse jane te pershtatshem termometrat me zhive | Sepse: -shkalla eshte lineare (zhiva kur nxehet bymehet njetrajtesisht) -termometri eshte i ndjeshem duke zgjedhur tubin e ngushte ku zgjerohet zhiva -i shkallzuar sipas destinimit -39*C deri +350*C |
Perse nuk jane te pershtatshem termometrat me zhive | Sepse: -duhet ti lexosh me sy -zhiva ka nxehtesi specifike te madhe prandaj reagon ngadale -kerkojne kontakt te mire mes tyre dhe trupit qe percaktohet temperatura |
Sa rritet gjatesia e shtylles se zhives ne termometra klinike | Ne disa milimetra per rritjen e temperatures prej 1*C |
Perse termometrat me zhive nuk mund te masin temperaturat -39*C dhe +350*C | Sepse ne -39*C zhiva kalon ne gjendje te ngurte ndersa me te larte se +350*C zhiva vlon ne 370*C |
Cfare shkallezimi kane termometrat me zhive dhe alkool qe perdoren ne mjekesi | 35*C deri ne 42*C |
Ne cka bazohen termometrat elektronike | Bazohen mbi termistoret te te cilet rezistenca ndryshon shume brenda nje intervali te ngushte temperaturash, kjo ben qe ata te perdoren si trup termometrik ne termometrat elektronike |
Cilat jane perparesite e termometrit elektronik | -ka trup termometrik termistoret te te cilet rezistenca ndryshon brenda nje intervali te ngushte temp -perdoret ne interval te ngushte temperaturash -sjellja e tij eshte jolineare -nuk thyheb -futen brenda qarqeve elektronike |
Ne baze te kujt punojne termografet | Ne baze te gjatesive valore termike |
Per cka mund te perdoret rrezatimi i emetuar nga ndonje trup | Per te treguar temperaturen e tij |
Cili eshte lloji dominues i rrezatimit te emetuar | Rrezatimi i rrezeve infra te kuqe |
Cka quajme termografi | Me rritjen e temp rritet intensiteti i rrezatimit, nje kamere regjistron intensitetin e rrezatimit IR te krijuar ne vende te ndryshme te trupit te njeriut, lidhet me nje monitor kolor qe tregon intensitete te ndryshme te rrezeve IR si ngjyra te dukshme |
Cka quajme termograf | Aparatura qe mundeson tekniken e "piktures termike"- termografine |
Per cka sherben termofgrafia ne mjekesi | Per diagnostike psh kanceri i organeve te ndryshme mund te diagnostifikohet me ane te termografit nga rritja e temp qe shpesh shoqeron indin e semure |
Per cka e shfrytezojne oqeanografet dhe meteorologet termografine | Per hartimin e shperndarjes se temperaturave ne siperfaqen e Tokes |
Cka quajme kapacitet termik te trupit | Nxehtesia qe i duhet dhene nje trupi per t'ia rritur temperaturen me nje grade quhet kapacitet termik i trupit |
Paraqit kapacitetin termik te trupit me formule | Ct=Q/AT |
Nga kush varet kapaciteti i trupit | Nga masa e trupit |
Cka quajme kapacitet termik specifik | Nxehtesia qe i duhet dhene njesise se mases se nje trupi per t'ia rritur temperaturen me nje grade quhet kapacitet termik specifik |
Nga kush perbehet trupi i njeriut | Nga uji, proteinat, yndrynat dhe mineralet |
Sa eshte nxehtesia specifike e trupit me 75% uje dhe 25% proteina | c=0.75 * 1 cal/g*C + 0.25 * 0.4 cal/g*C = 0.85 cal/g*C |
Nese llogarisim edhe yndrynat dhe mineralet sa eshte nxehtesia specifike e trupit te njeriut | 0.83 cal/g*C |
C'eshte shkrirja | Procesi kur trupi i ngurte(akulli) kalon nga gjendja e ngrute ne te lengte |
C'eshte avullimi | Procesi i kalimit nga e lengeta ne te gazte |
C'eshte sublimimi | Procesi i kalimit te trupit te ngurte drejtpersedrejti ne gjendjen e gazte pa kaluar ne gjendjen e lenget |
Cilat raste tregojne sublimim | Rasti i elementeve radioaktive |
Cka eshte nxehtesia latente | Sasia e nxehtesise gjate shkrirjes ose ngurtesimit, lengezimit/kondensimit ose avullimit te njesise se mases se trupit qe i nenshtrohet ndryshimit fazor perkates |
Cka ndodh gjate shkrijes(ngurtesimit), lengezimit/kondensimit apo avullimit te nje trupi | Temperatura mbetet konstante dhe trupi e perthith ose cliron nje sasi te nxehtesise, Q, qe eshte e perpjesshme me masen m qe ka pesuar kete shnderrim Q=+-Lm |
Nga kush varet nxehtesia latente | Nga natyra e shnderrimit dhe llojit te lendes |
Cfare emri merr nxehtesia latente per procesin e shkrierjes dhe te avullimit | Nxehtesia latente e shkrierjes(ngurtesimit) -> Ls Nxehtesia latente e avulllimit (lengezimit) -> La |
Cka quajme zgjerim-bymim termimk | Ndryshimi i permasave te trupit nen ndikimin e temperatures qquhet bymim termik |
Sa lloje te zgjerimeve kemi | Lineare, siperfaqesore dhe vellimore |
Nga kush varet zgjerimi linear i trupit te ngurte | Nga sasia e nderrimit te temperatures, pra per nderrim me te madhe te temp, me i madh do te jete nderrimi i gjatesise |
Sa eshte nderrimi i gjatesise per nderrime te vogla te temperatures | Nderrimi i gjatesise eshte ne proporcion te drejte me nderrimin e temperatures |
Nga kush varet zgjatja lineare | Nga rritja e temperatures, gjatesia paraprake-l dhe materiali i perberjes se trupit Al=klAt |
Me cka eshte i barabarte koeficienti i zgjerimit linear | Me zgjatjen qe peson njesia e gjatesise kur temperatura ngritet per *C |
Si paraqitet zgjatja lineare me formule | Al=l-l0 |
Si shkruhet koeficienti i zgjerimit linear me formule | k=Al/l0At |
Me cfare formule llogarisim gjatesine e trupit pas nxehjes | l=l0(1+kAt) |
Pasoje e kujt eshte bymimi vellimor | Eshte pasoje e bymimit linear ne tri dimensionet |
Si paraqitet koeficienti termik vellimor | Ne vend te (1+kAt) kemi (1+kAt)^3 perkatesisht koeficientin termik vellimor B=3k |
Cili barazim vlen per bymimin vellimor te lengjeve | V=V0 (1+BAt) |
Cili barazim vlen per bymimin vellimor te trupave te ngurte | V=V0 (1+YAt) |
Per cka perdoret dilatometri | Per shqyrtimin e zgjerimit te lengjeve |
Si funksionon dilatometri | Perbehet nga gypi G ne te cilin gjendet lengu i ngjyrosur, kur dilatometri zhytet ne nje ene me uje te vluar, niveli i lengut ne gyp se pari bjen pak pastaj ngrihet derisa te arrihet ekuilibri termik |
Per sa bymehen lengjet me shume se trupat e ngurte | Per 20 here |
Cfare anomalish paraqet uji gjate bymimit | Ne temperature 0-4*C tkurret dhe ze vellimin me te vogel te mundshem me dendesi maksimale 10^-3 kg/m^3, ndersa nen dhe mbi kete temperature ka dendesi te vogel |
Perse ka rendesi fenomeni i anomalise se ujit ne temp 0-4*C | Ka rendesi per ekzistencen e botes bimore dhe shtazore qe jetojne ne uje, sepse ne mes te sip se akullit dhe ujit krijohet perhere nje largesi e mbushur me ajer dhe shtresat e thella nuk ngrihen |
Cka jane kalorimetrat | Matja e sasise se nxehtesise behet me ane te pajisjeve te quajtura kalorimetra, ne te cilat matet sasia e nxehtesise qe clirohet prej nje trupi me kapacitet termik te njohur |
Si llogaritet nxehtesia ne kalorimeter | Q=mcAt = mc(t2-t1) |
Sa lloje te kalorimetrave perdoren | Kalorimetri me perzierje, me rryme elektrike dhe biokalorimetri |
Per cka sherben kalorimetri me perzierje | Sherben per te percaktuar nxehtesine specifike te trupave |
Nga cilat elemente perbehet kalorimetri me perzierje | Perbehet nga nje paret/mur i dyfishte prej xhami, ne hapsiren mes te cilave ka boshllek prandaj mes pareteve nuk ka percjellje te nxehtesise, ne baze vendoset mbi tapa dhe termoizolatore, ne enen e qelqit vendoset termometri dhe perzieresi |
Cka duhet te kemi parasysh gjate perdorimit te kalorimetrit me perzierje | Substanca e ngurte nuk ben te jete e tretshme ne leng |
Cka arrihet pas futjes se trupit me mase m dhe temperature t2 ne ujin me mase m dhe temperature t1 | Arrihet gjendja e baraspeshes termike, ku te eshte temperatura e baraspeshes |
Si behet njehsimi i nxehtesise specifike te kalorimetri me perzierje dhe perse | mcx(te-t2) + mh2o(te-t1) = 0 sepse ne nje sistem te mbyllur shuma e nxehtesive te shkembyera eshte zero, ne kete rast uji perthith nxehtesine qe dha trupi |
Per cka sherben kalorimetri elektrik | Per matjen e veprimit termik te efektit te xhaulit : rezistenca e percuesit ndryshon me temperaturen. Matet I dhe U i rrymes ndermjet skajeve te rezistences-R |
Sa eshte nxehtesia e shprehur ne xhaula ne intervale te shkurtra kohore | Qe= UIt |
Nese duam te shprehim ne kalori ekuacionin kalorimetrik atehere kemi | (K+mc)(t'-t0) = 1/4.185 *UIt |
Shpjegu kalorimetrin elektrik | Lengu me sasi D=m/t rrjedhe neper gypin T, ku gjendet rezistori dhe dy termometra per matjen e temp t0 dhe t'. Nga ligji i xhaulit per nxehtesi dhe masa e ujit qe e masim me menzure ka pranuar nxehtesi : Qu=mucu(t'-t0) Fitojme Cu=UIt/ mu(t'-t0) |
Me cka merret biokalorimetria | Me shqyrtmin e sasise se E e cila lirohet prej materieve ushqyese ose qe shpenzohet per funksionimin e sistemeve te organizmit |
Cila njesi perdoret per matjen e vlerave ushqyese | Kilokaloria -kcal |
Si krijohet energjia e nxehtesise ne organizem te njeriut | Permes ushqimit |
Cilet jane perberesit kryesor te ushqimit | Yndyrnat, albuminet dhe karbohidratet |
Nga kush varet vlera kalorike e materies | Varet nga lenda djegese |
Si shprehet vlera kalorike e materies | cal/kg |
Cka paraqet vlera kalorike e materies | Sasine e nxehtesise se liruar nga djegia totale e 1 kg te lendes |
Sa eshte vlera e sasise se nxehtesise ne trupin e njeriut | 4.2 kcal/kg, vjen nga djegia e yndrynave ->9.3kcal/kg, djegia e karbohidrateve->4.2kcal/kg dhe CO2 ne H2O, kurse albuminat->6.8kcal/kg nuk digjen teresisht |
Per cka i nevojitet vlera e sasise se nxehtesise njeriut | Per kryerjen e aktivitetve fizike dhe per te mbajtur temperaturen normale |
Si qendron temperatura e trupit te njeriut perkunder lirimit te sasise se nehtesise, me procese metabolike | Temperatura e trupit te njeriut mbetet konstante me nje variacion prej +-0.5 *C |
Nga kush varet sasia e kalorive qe njeriu i sjell ne organizem | Nga mosha, gjendja shendetesore, aktivitetet fizike, pesha, etj |
Sa sasi ushqimi me kalori i nevojiten njeriut qe nuk punon dhe atij qe punon | Njeriut qe nuk punon i nevojiten nje sasi ushqimi me kalori prej 1 kcal per 1 kg te peshes trupore, ndersa te njeriu qe punon nevojiten 4 here me shume kalori per kilogram peshe trupore |
Kur perdoret kalorimetri bombe | Per percaktimin e nxehtesise se djegies se nje lende |
Pershkruaj kalorimetrin bombe | Perbehet nga nje ene metali e mbushur me O2, brenda eshte lenda ne studim, vendoset brenda nje ene me te madhe te mbushur me uje. Aparati izolohet termikisht nga mjedisi i jashtem, permes kontaktit elektrik vihet ne pune ndezesi |
Nga kush percaktohet nxehtesia e prodhuar nga djegia e trupit te kalorimetri bombe | Nxehtesia e prodhuar nga djegia e trupit percaktohet nga ngritja e temperatures se ujit |
Permes cilit ekuacion gjejme nxehtesine e cliruar nga djegia e njesise se mases se trupit pra fuqia kaloriferike | Q=mcAt=mc(t2-t1) |
C'eshte fuqia kaloriferike | Nxehtesia e cliruar nga djegia e njesise se mases se trupit pra fuqia kaloriferike |
C'eshte fuqia kalorike | Nxehtesia e djegies se nje lende |
Nga kush sigurohet energjia qe i duhet njeriut per te funksionuar | Nga ushqimi i cili oksidohet nga trupi |
Sa litra O2 ne sa mm Hg jane te nevojshme per cdo cal te energjise se cliruar nga oksidimi i ushqimit ne trup | 0.207 litra O2 ne 760 mm Hg jane te nevojshme per cdo cal te E te cliruar nga oksidimi i ushqimit ne trup |
Sa energji kerkon nje i rritur 70kg qe qendron ne qetesi | 70 cak energji ne ore qe nenkupton 14.5 litra O2 ne ore eshte rreth 1020 molekula oksigjeni ne sekonde |
Cila eshte menyra me e thjeshte per te marre oksigjenin e kerkuar | Difuzioni permes lekures |
Sa O2 mirret permes difuzionit te lekures nga nje person ne qetesi | 2% e O2 |
Si merret pjesa tjeter e O2 nga njeriu | Permes mushkerive |
Si mendohen mushkerite | Si qese plastike te vendosura ne zgavren e gjoksit |
Si qendron vellimi i mushkerive kur diafragma zbret dhe cka shkakton | Kur diafragma zbret, vellimi i mushkerive rritet duke shkaktuar nje ulje te shhtypjes se gazit brenda mushkerive dhe si rezultat i kesaj ajri hyn ne mushkeri permes trakese |
Si shkembehet gazi | Nga difuzioni midis gjakut dhe ajrit ne mushkeri |
Sa alveola permbajne mushkerite e nje te rrituri, cfare diametri | 300milion alveola me diameter 0.1 - 0.3 mm |
Sa eshte siperfaqja totale alveolare e mushkerive | Rreth 100 m^2, e cila eshte 50 here me e madhe se siperfaqja totale e lekures |
Sa eshte pengesa midis ajrit alveolar dhe gjakut ne kapilare | Shume e holle, rreth 4*10^-5 cm |
Cili eshte vellimi i plote i mushkerive | Rreth 6 litra |
Sa litra oksigjen shkembehet ne qetesi gjate cdo frymemarrje | 0.5 litra |
Sa frymemarrje ne minute plotesojne kerkesat per O2 per nje person ne qetesi | 10.5 frymemarrje ne minute |
Si qendrojne kerkesat per O2 | ME rritjen e aktiviteteve fizike rritet edhe kerkesa per O2, e cila rezulton me frymemarrje me te thelle dhe me te shpejte |
Sa % e ajrit shkembehet ne mushkeri gjate frymemarrjes se thelle | 70% e ajrit ne cdo frymemarrje |
Cfare energjie konsumon nje burre me peshe 70 kg i shtrire ne qetesi | 70cal/h (1cal==4.18J ; 1cal/h=1.16W) |
Nga kush varet sasia e energjise se konsumuar nga nje person | Nga pesha dhe zhvillueshmeria e atij personi |
C'eshte shkalla metabolike | Energjia e konsumuar per aktivitete te ndryshme dhe shkruhet ne cal/m^2 |
Cila formule empirike llogarit siperfaqen e nje njeriut | S(m^2)=0.202 * M^0.425 * H^0.725 |
Cka quajme shkalle baze metabolike | Shkalla metabolike ne qetesi |
Ne sa menyra behet bartja e nxehtesise mes trupave apo ne hapsire | Ne tri menyra : konduksion, konveksion dhe rrezatim |
Sa me e ________ te jete temperatura, aq me _____________ do te jete levizja e grimcave te trupit | Sa me E LARTE te jete temperatura, aq me E SHPEJTE do te jete levizja e grimcave te trupit |
Cka quajme percjellshmeri ose konduskion | Kur njerin skaj te nje shufre metalike e nxejme ne flaken e qiriut, nxehtesine do ta ndjejme shpejt edhe ne skajin tjeter te shufres te cilin e mbajme me dore sepse Et kalon nga skaji i nxehte ne te ftohtin |
Perse metalet jane percjelles te mire te elektricitetit dhe nxehtesise | Sepse kur nxehet, elektronet e lira rrisin shpejtesine dhe meqe levizin lirisht ne metal, perplasen me atomet dhe i bejne ato te lekunden me shpejte, keshtu Et kalon shpejt ne te gjitha pjeset e metalit |
Kush konsiderohet percjelles i mire i nxehtesise | Metalet |
Kush konsiderohet izolatore | Percjellesit jo te mire te nxehtesise -> jometalet, lengjet dhe gazet |
Nga kush varet shpejtesia e perhapjes se nxehtesise | Nga ndryshimi i temperatures ne mes te pikave qe kane distance, ku mes te cilave behet percjellja e nxehtesise, dhe lloji i materialit perkatesisht substances dhe kohes se zgjatjes se procesit Q=KS (t2-t1/d)t |
C'eshte konveksioni | Bartja e nxehtesise, kur molekulat kalojne nga nje vend me i nxehte ne nje vend me te ftohte duke levizur masen |
Cileve trupave ju takon konveksioni | Lengjeve dhe gazeve |
Cka ndodh me molekulat e gazrave dhe lengjeve kur nxehen | Bymehen dhe nderrojne peshen specifike duke u bere me te lehta perkatesisht rrisin Ek dhe kalojne ne pjese me te larta te hapsires ku ndodhen |
Cili parim na ndjek te nxehja e ujit me enen mbi flake | Konveksioni, ku uji ne pjesen e enes mbi flake behet me i ngrohte, zgjerohet dhe ka dendesi me te vogel, prandaj eshte me i lehte dhe ngrihet larte ndersa uji i ftohte eshte me dendesi me te madhe, zbret dhe ze vendin e ujit te nxehte |
Kur nuk kemi te bejme me konveksion te nxehja e ujit ne ene | Kur uji nxehet me shume ne pjesen e siperme te enes se sa ne pjesen e poshtme te saj |
Sa me ____________ te jete uji, aq me _________________ eshte ai ne pjesen e siperme te enes | Sa me I NXEHTE te jete uji, aq me PAK I DENDUR eshte ai ne pjesen e siperme te enes |
Si ndikojne rrymat e konveksionit ne atmosferen e Tokes | I ngrohur nga Dielli dhe Toka, ajri i ngrohte ngritet lart ndersa zhvendoset nga ajri me i ftohte dhe me i dendur qe vjen nga atmosfera |
Cka shkaktojne rrymat e konveksionit ne atmosferen e Tokes | Shkaktojne erera neper te gjitha oqeanet dhe kontinentet |
Ne cilat raste e perdorim formulimin e Njutonit per ftohje te trupit ne ambientin gazor | Per fluide Q=HS (t2-t1) |
Cka eshte rrezatimi | Forme e perhapjes se nxehtesise permes E qe vjen nga Dielli ne Toke ne forme te valeve elektromagnetike |
Cka perfshine rrezatimi | Valet IR te padukshme, driten e dukshme dhe mund te kalojne neper mjedise permes vakuumit/boshllekut |
Si ngrohet atmosfera dhe sip e Tokes | Permes valeve elektromagnetike te rrezatimit te Diellit |
Cka quajme efekti serre | Procesi i rirrezatimit te nxehtesise nga gazet e atmosferes quhet efekti serre |
Cili eshte roli i gazrave atmosferike | Avujt e ujit, dioksidi i karbonit dhe metani e perthithin fort E e diellit dhe me pas kete energji e rrezatojne serish ne Toke |
C'do ndodhte me Token nese sdo kishte efektin serre | Do te ishte me e ftofte per 25*C |
Cili eshte shqetesimi i sotem per gazrat atmosferik | Se CO2 shtese qe prodhohet nga djegia e lendeve djegese, emetimi i gazrave nga automjeti, etj mund ta shtojne kete efekt dhe te shkaktoje ngrohjen globale |
Cilat shtaze jane hemotermik | Gjitaret dhe shpendet, pra kane gjak te ngrohte dhe temperatura e tyre qendron konstante dhe nuk varet nga temperatura e jashtme |
Cila eshte temperatura e brendshme normale e trupit te njeriut | 37*C |
Kur demtohen strukturat e proteinave ne menyre te pakthyeshme | Me rastin e deshtimit te mekanizmave te rregullimit te temperatures dhe temp rritet ne 44-45*C |
Ne cfare temperature pushon zemra | Ne 28*C |
Sa eshte efikasiteti i muskujve ne kryerjen e punes se jashtme | Ne rastin me te mire eshte 20% |
Sa perqind e energjise se konsumuar ne kryerjen e nje aktiviteti fizik shnderrohet ne nxehtesi brenda trupit | 80% |
C'do te ndodhte nese nxehtesia nuk do te eliminohej nga trupi | Temperatura e trupi do te ngrihej shpejt ne nje nivel te rrezikshem |
Ku prodhohet pjesa me e madhe e nxehtesise se gjeneruar nga trupi | Thelle ne trup |
Si eliminohet nxehtesia nga trupi | Se pari percillet ne lekure |
Si rrjedhe nxehtsia nga nje sip ne tjetren | Duhet te kete ndryshim te temperatures mes dy siperfaqeve |
A duhet te jete temperatura e brendshme me e larte se ajo e lekures | Po, t e lekures duhet te jete me e ulet se t e brendshme |
Sa duhet te jete temperatura e lekures se njeriut ne ambient te ngrohte e sa ne ambien te ftohte | Ne ambient te ngrohte eshte rreth 35*C, ndersa ne nje ambient te ftohte temp e disa pjeseve te lekures mund te ulet ne 27*C |
A e percjellin indet nxehtesine | Indet pa rrjedhur gjak permes tyre, jane percjelles te dobet te nxehtesise |
Cila eshte perqueshmeria e thjeshte termike dhe a eshte e pershtatshme | Permes indeve, por nuk eshte e pershtatshme per eleminimin e nxehtesise se tepert te gjeneruar nga trupi |
Sa duhet te rritet diferenca e temp midis trupit te brendshem dhe lekures ne menyre qe te rritet rrjedha e perqueshmerise te nxehtesise ne nje nivel mesatar 150 kcal/h | Duhet te rritet ne rreth 17*C |
Me cfare metode transportohet pjesa me e madhe e nxehtesise | Permes gjakut-qarkullimit te gjakut |
Cka ndodh me kapilaret kur rrjedha e nxehtesise nga trupi eshte e tepert | Kapilaret afer siperfaqes ngushtohen dhe rrjedha e gjakut ne siperfaqe zvogelohet shume |
Cfare roli kane indet pa gjak | Per shkak se jane percjelles te dobet te nxehtesise, kjo procedure siguron nje shtrese izoluese te nxehtesise rreth berthames se brendshme te trupit |
Cili eshte mekanizem i largimit te nxehtesise ne mjedisin rrethues | Rrezatimi |
Sa nxehtesi eliminohet permes rrezatimit ne kushte qetesie, ne hijje dhe me temp mjedisi 20*C | Rreth 60% e nxehtesise se tepert |
Deri ne cfare temperaturash jane te efektshem mekanizmat e percjelljes dhe rrezatimit | Deri kur temp e mjedisit qe e rrethon trupin e njeriut behet shume e larte- mbi 30*C |
Cilet jane mekanizmat e vetem te eliminimit te nxehtesise se trupit ne temperatura te larta mbi 30*C | Djeresitja dhe frymemarrja |
Cka ndodh kur temp e jashtme eshte e ulet | Nxehtesia e leshuar nga trupi ne drejtim te mjedisit te jashtem, permes percjellshmerise dhe rrezatimit termik rritet. Qe te zvogelohet largimi i sasise se nx ngushtohen enet e gjakut, zvogelohet gradienti i temp ne afersi te lekures dh largohet nxehtesia |
Cka bejme per te rritur prodhimin e nxehtesise | Ushtrime fizike si dhe konsumojme ushqime qe kane shkalle te larte te djegies se kalorive sic jane ato me permbajtje te larte yndyrnash |
Cfare ndikimi ka perdorimi i alkoolit dhe pijeve te ngrohta ne ambiente te ftohta | Ndikim psikologjik dhe nxit mekanizma tjere te termorregullimit |
Cka ndodh kur temp e jjashtme eshte e larte | Largimi i nxehtesise drejt mjedisit te jashtem zvogelohet, zgjerohen enet e gjakut, rritet kalimi i nxehtesise ne sip e trupit, rritet bartja e nxehtesise me ane te percjellshmerise |
Cka shkakton zgjerimi i eneve te gjakut | Largim te gjakut ne disa organe te brendshme |
Cila eshte metoda me efikase me ane te se ciles trupi reagon per te rritur largimin e nxehtesise kur mjedisi i jashtem eshte i ngrohte | Djersitja |
Si e ulim temperaturen e trupit qellimisht | Perdorim substanca per qetesim te cilat zvogelojne aktivitetin e hipotalamusit |
Ne cfare temp e zvogelojne dhe e ruajne substancat per qetesim | Ne 32*C |
Ku perdoren substancat qetesuese | Ne kirurgji gjate operacioneve dhe njihet si kriokirurgji |
Cfare substanca perdoren per disa operacione lokale periferike | Perdoren ampula me leng qe avullon shpejt, keshtu asaj pjese i ulet temperatura dhe behet e pandjeshme |
Si reagojme kur temp e organizmit per ndonje shkak eshte rritur | Me barera apo me ane te lagies me alkool, uje ose ndonje leng avullues te shpejte, keshtu gjate avullimit, mol e lengut qe ndodhen ne lekuren e lagur marrin nje sasi te caktuar te nxehtesise dhe ulin temp e organizmit |
Me cilat lengje behet ulja me e shpejte e temperatures | Me lengje te cilat kane nxehtesi specifike me te vogel pra avullohen me shpejte |
Sa eshte intensiteti i E diellore ne pjesen e siperme te atmosferes | Rreth 1150 cal/m^2 ne ore |
Perse nuk arrin e gjithee energjia diellore ne siperfaqen e Tokes | Nje pjese prej saj reflektohet nga grimcat e ajrit dhe avujt e ujit |
Sa % te rrezatimin diellor reflekton nje mbulese e trashe | Deri ne 75% te rrezatimit diellor |
Kush e zvogelon intensitetin e rrezatimit diellor ne siperfaqe | Pjerresia e boshtit te rrotullimit te Tokes |
Sa rrezatim diellor arrine ne siperfaqe te shkretetirave | Ne ekuatorin e thate gati i gjithe rrezatimi diellor mund te arrije ne siperfaqe |
Cila pjese e sip se trupit ekspozohet ndaj rrezatimit djellor | Per shkak se rrezet e diellit vijne vetem nga nje drejtim, me se shumti gjysma e sip se trupit eshte e ekspozuar ndaj rrezatimit diellor |
Si zvogelohet zona pingul me fluksin diellor | Zona pingul me fluksin diellor zvogelohet me kosinusin e kendit te renies |
Ndersa ___________ afrohet ne horizont, zona efektive per thithjen e rrezatimit _____________ por ne te njejten kohe intensiteti i rrezatimit ______________ sepse rrezatimi kalon permes ____________________ | Ndersa DIELLI afrohet ne horizont, zona efektive per thithjen e rrezatimit RRITET, por ne te njejten kohe intensiteti i rrezatimit ZVOGELOHET sepse rrezatimi kalon permes NJE SHTRESE ME TE TRASHE AJRI |
Sa eshte sasia e nxehtesise qe trupi injeriut merr nga rrezatimi diellor | Hr= 1150/2 * e * S * cos0 cal/h |
Nga kush varet emetimi i lekur ne rajonin e gjatesise se vales se rrezatimit diellor | Nga pigmentimi |
Sa rrezatim thith lekura e zeze e sa ajo e bardhe | Lekura e zeze thith rreth 80% te rrezatimit dhe lekura e bardhe thith rreth 60% te rrezatimit |
Ne cfare shkalle merr nxehtesi personi me lekure te bardhe me sip lekure 1.7m^2 qe i nenshtrohet rrezatimit intensiv diellor ne nje kend 60* | /merr nxehtesi ne shkallen 94 cal/ore |
Per sa perqind zvogelohet ngrohja rrezatuese nese personi vesh rroba me ngjyra te celura/lehta | per rreth 40% |
Si zvogelohet ngrohja rrezatuese | Duke veshur rroba te qelura dhe duke ndryshuar orientimin e trupit ne lidhje me diellin |
Si sigurohet pjesa me e madhe e ftohjes se trupit | Permes avullimit te djerses ngasip e lekures |
Sa eshte nxehtesia latente e avullimit te ujit, ne temp normale te lekures | 0.580 cla/ g |
Sa lloje te gjendrave djersore kemi | Ekrinina dhe apokrina |
Ku shperndahen gjendrat ekrinore dhe kujt i pergjigjen | Shperndahen ne te gjithe sip e trupit dhe i pergjigjen kryesisht impulseve nervore te gjeneruara nga sistemi termorregullues i trupit |
Nga kush stimulohen gjendrat ekrinore te pellembes se dores dhe shputat e kembes | Nga nivele te ngritura te adrenalines ne gjak, te cilat mund te vijne si rezultat i stresit emocional |
Ndersa ngarkesa e nxehtesise ne trup __________, djersa e sekretuar nga ___________________ rritet ____________________ | Ndersa ngarkesa e nxehtesise ne trup RRITET, djersa e sekretuar nga GJENDRAT EKRINORE rritet PROPORCIONALISHT |
Ku gjenden gjendrat apokrine | Ne rajonet pubike dhe nuk shoqerohen me kontrolllin e teperatures |
Nga kush stimulohen gjendrat apokrine | Nga adrenalina ne rrjedhen e gjakut dhe sekretojne nje djerse te pasur me lende organike, zberthimi i te cilave prodhon eren e trupit |
Me cfare shpejtesie prodhon nje person djerse per periudha te shkurtra kohore | 4 litra/ore |
Sa eshte e zakonshme te djersij nje person ne kryerjen e punes se rende ne nje mjedis te nxehte per periudha me te gjata deri ne 6 ore | 1 liter/ore |
Kur kufizohet funksionimi i njeriut nga dehidratimi | Kur dehidratimi rezulton ne humbje te 10% te peshes trupore |
Cila kafshe mund te duroje dehidratim me te madh te trupit se njeriu | Kafshet e shkretetires, psh nje deve mund te humbase uje qe arrin deri ne 30% te peshes trupore te saj pa pasur pasoja serioze |
Cka siguron djersa e tepert | Njomje te plote te lekures |
Nga kush varet sasia e djerses qe avullohet | Nga temp e ambientit, lageshtia dhe shpejtesia e ajrit |
Kur eshte me efikasse fothja avulluese | Ne nje mjedis te nxehte, te thate dhe me ere |
Si humbet nxehtesia permes frymemarrjes | Ajri qe largohet nga mushkerite eshte i ngopur nga avujt e ujit nga formacioni i lagesht i sistemit te frymemarrjes |
Sa eshte sasia e nxehtesise e hequr nga rruget ne nje ritem normal te fryemarrjes njerezore | Me pak se 9 cal/ore |
Per cilat kafshe ka rendesi frymemarrja | Per kafshet me gezof qe nuk djeresijne, sepse keto kafshe rrisin humbjen e ncehtesise duke marre fryme te shkurter te ceket/gulcim qe ben te mundur mos sjelljen e oksigjenit te tepert ne mushkeri por marrjen e lageshtise nga trakti i siperm respirator |
Sa eshte energjia e konsumuar gjate veprimit te ecjes me nje sip lekure prej 1.7 m^2 | Eshte rreth 240 cal/ore |
Sa eshte nxehtesia e dhene ne lekure me konveksion | H'c=K'c Se (T1-Ta) |
Sa eshte sasia totsle e nxehtesise qe duhet hequr | Eshte 848 cal/ore |
Cfare avullimi i djerses siguron ftohjen e nevojshmeq | Avullimi i 1.5 liter/ore |
Cfare temperature i kane mbijetuar njerezit ne eksperimetntet ekontrolluara | 125*C per nje periudhe kohore qe ishte e mjaftueshme per te gatuar nje biftek |
Cka quajme temperature kritike | Ne nje mjedis te ftohte, shpejtesia metabolike bazale rritet per te ruajtur temperaturen e trupit ne nje nivel te duhur, temperatura ne te cilen ndodh kjo quhet temperature kritike |
Perse shkaktohet sikleti nga te ftohtit | Per shkak te rritjes se shkalles se dalljes se nxehtesise nga lekura |
Nga kush varet sikleti nga te ftohtit | Temperatura, shpejtesia dhe lageshtia e eres |
Ne _________ ajri qe leviz me shpejtesi prej __________ heq me shume nxehtesi se sa ajri i palevizshem ne ________ | Ne 20*C ajri qe leviz me nje shpejtesi prej 30cm/sek heq me shume nxehtesi se sa ajri i palevizshem ne 15*C |
Me cka eshte e barabarte nje ere bute me 30 cm/sek | Me nje renie te temperatures prej me shume se 5*C |
Si e mbron trupi veten nga te ftohtit | Duke ulur rrjedhjen e nxehtesise dhe duke rritur prodhimin e nxehtesise |
Cka ndodh kur temp e trupit fillon te bjere | Kapilaret qe cojne gjakun ne lekure ngushtohen duke zvogeluar rrjedhjen e tij ne lekure, kjo rezulton ne nje izolim termik me te trashe te trupit |
Kur perdoret mekanizmi kur temp e trupit fillon te bjere | Tek nje person i zhveshur, ky mekanizem perdoret plotesisht kur temp e ambientit bie ne rreth 19*C, ne kete pike izolimi natyror nuk rritet me |
Si arrihet nxehtesia shtese e nevojshme per te ruajtur temp e trupit | Duke rritur metabolizmin |
Cila eshte pergjigjia e pavullnetshme qe rrit metabolizmin | Dritherima e cila e ngre metabolizmin ne rreth 250 cal/m^2 ore |
Cka ndodh nese mbrojtjet per temperaturen e trupit deshtojne | Atehere temp e lekures dhe indit themelor bie nen rreth 5*C, dhe ndodh ngrirja me serioze |
Nga kush sigurohet mbrojtja me efektive kunder te ftohtit | Nga gezofi i trashe, pendet ose veshjet e pershtatshme |
Ne cfare temperature, pa izolim humbja e nxehtesise eshte konvektive dhe rrezatuese | Ne 40*C pa izolim |
Sa eshte shkalla e heqjes se nxehtesise per meter katror te sip se lekures vetem me konveksion ne ajer qe leviz mesatarisht | 660 cal/m^2 ore |
Sa eshte perqueshmeria termike e materialeve izoluese sic eshte gezoffi | Ke = 0.36 cal cm/m^2h*C Prandaj transferimi i nxehtesise nga lekura ne 30*C deri ne ambientin me temperature 40*C permes 1 cm izolim eshte 25.2 cal/m^2h |
Sa eshte sasia e nxehtesise se larguar nga trupi gjate frymemarrjes per nje person ne nje temp te ambientit 40*C | Eshte 14.4 cal/ore |