click below
click below
Normal Size Small Size show me how
HYRJE NE MJEKESI
Mjekesia ne shoqerine skllavopronare
| Question | Answer |
|---|---|
| Ne cilat vende filluan te paraqiteshin kulturat njerezore per here te pare | Ne shtetet rreth detit mesdhe, perreth lumenjeve Eufrat dhe Tiger, ne Babiloni, Palestine, Egjipt, Greqi dhe Feniki |
| Ku u perhap kultura pastaj | Ne Indi dhe Persi e me vone edhe ne shtetet tjera |
| Ne cilat shtete u paraqiten rregullimet e para shoqerore, religjioni, shkenca, arti dhe medicina | Kine, Amerika e mesme dhe ajo jugore, Peru dhe Meksike |
| Cfare karakteri kishte medicina ne keto shtete | Ne fillim ishte empirike dhe demonistike pastaj ne kohen qe ne e studiojme eshte ne magjike-religjioze |
| A ndryshon medicina nder shtete | Medicina ne fillim ishte e ngjajshme e pastaj me vone merr specifikat e veta qe e dallojne prej shtetit ne shtet |
| Cila ishte kultura me e vjeter ne historine njerezore | Kultura e Babilonise (ultesira e Mesopotamise) |
| Ku gjendej ultesira e Mesopotamise | Ndermjet lumenjeve Eufrat dhe Tiger |
| Si e quajten ndryshe greket dhe romaket ultesiren e MEsopotamise | Babiloni apo Kaldeja, Iraku i sotem |
| Cilet ishin banoret autokton te Babilonise dhe cfare njohurish kishin ata | Shumeranet, te cilet kane ditur te shkruajne, te llogarisin kohen, kane pasur njohuri per arkitekture, skulpture dhe astronomi |
| Kur lulezoi kultura shumeriane | Ndermjet viteve 3000 dhe 240 para eres se re |
| Ne cka besonin babilonasit | Ne djall |
| Si ishin mjeket babilonas | Ishin magjistar/fallxhor te cilet kane ditur si ta perzene djallin nga trupi i njeriut te semure |
| Cfare metodash magjistrale kane perdorur mjeket babilonas | Egzorciume, formula mamgjike, hajmalia, etj |
| Ne cilat masa bazohej mjekimi babilonas | Ne masat magjike-religjioze dhe masat empirike(racionale) |
| Kush e realizon mjekimin babilonas dhe si | Prifti-mjek, i cili ne fillim degjon te semurin per te zbuluar mekatin, pastaj percakton dergimin e viktimes dhe i jep nje terapi |
| Nga kush varet suksesi dhe mossuksesi i sherimit te semundjeve gjate mjekimit babilonas | Varet nga djalli |
| Si ishte mjekimi babilonas | Simptomatik, dmth mjekoheshin vetem simptomat |
| A ka egzistuar diagnostika ne Babiloni | Jo |
| Kujt i kushtuan rendesi mjeket babilonas | Prognozes te semundjeve |
| Ku mbeshtetet prognoza e semundjeve | Ne astrologji |
| Cilet ishim mjeket babilonas qe jetuan dhe punuan ne lulezimin e shoqerise | Prifterinjet pagane |
| Cili ishte burimi kryesor i medicines babilonase | 20.000 pllakat e argjiles te germuara ne Ninive ne Kujunxhik, nga bibloteka e mbretit Asurbanipal, shek VII para eres se re |
| Ku gjinden pllakat e argjiles dhe kush e beri deshifrimin e tyre | Ne muzeun britanik, nga Henry Rawlinson ne vitin 1846 |
| Cka permbajne 1000 pllaka prej 20000 pllakava te argjilta | Permbajne receta dhe udhezime per mjekim simptomatik dhe diagnoze |
| Kush ka perdorur per here te pare simboliken e numrave dhe si | Babilonasit, kane shkruajtur barnat me numra magjik dhe barnat jane marre ne ditet e caktuara per veprimin sa me efikas |
| Si qendronin njohurite e babilonaseve ne anatomi dhe fiziologji | Anatomine nuk e kishin shume te njohur dhe fiziologjine e kishin primitive |
| Cka mendonin babilonasit per zemren dhe gjakun | Zemra mendonin se ishte organ i intelegjences ndersa gjaku mendonin se ishte lengu me i rendesishem i trupit dhe ishte bartes i jetes, shendetit dhe semundjes |
| Kush zinte vend te posaqem ne medicinen babilonase | Higjiena e caktuar ne norma religjioze (higjiena peronale, pastertia e ujit dhe mbikeqyrja e kanalizimit) |
| Ku i gjejme ete dhenat per pergjegjesine e mjekeve babilonas | Ne ligjin e Hamurabit |
| Ku ruhet ligji i Hamurabit | Ne Luvre, France |
| Si ishin disa nga normat ne ligjin e Hamurabit | -kush e lendon dike ne rrahje duhet ta paguaj mjekun -ekstremitetin e thyer -> 5 monedha argjendi -operim me thike -> 10 monedha argjendi, nese pacienti eshte rob pronari i tij -> 5 monedha -nese pacienti vdes apo humb shikimin, i priten duart mjekut |
| Cfare pengoi zhvillimin e kirurgjise babilonase | Frika nga denimi |
| Kur pati renie mjekesia babilonase | Gjate luftes me Asiret, ne shekullin XII p.e.s, ku Asiret pushtojne Babilonine dhe kultura dhe mjekesia babilonase shkaterrohet |
| Si dukej shkaterrimi i Babilonise ne syte e Herodotit | Herodoti tregonte se ne Babiloni nuk kishte mjek dhe te lenduarit-semuret jane eskponouar neper sheshe ku kalimtaret kane dhene keshilla ne baze te pervojes se tyre |
| Ku u vendosen nomadet dhe fiset e gadishullit te sinait | Ne tokat pjellore perreth brigjeve te Nilit |
| Nga vinin nomadet | Nga Nubia, Afrika lindore |
| Me cka u moren nomadet dhe fiset e Gadishullit te Sinait | Me kultivimin e dritherave |
| Cilat fise themeluan shtetin e EGjiptit | Nomadet dhe fiset e Gadishullit te Sinait |
| Cfare shkronja kane pasur egjiptianet | Hieroglivet, sipas te cilave jane shkruar edhe papiruset, poashtu kane pasur kalendar dhe kane krijuar vepra artistike ne skulpture dhe arkitekture |
| Cili ishte kulti i zhvilluar i te vdekurve egjiptiane dhe pse u zhvilua ky kult | Ishte balsamimi sepse egjiptianet besonin ne jeten pas vdekjes |
| Kur filloi te zhvillohet medicina egjiptiane | Ne kohen e themeluesit te Dinastise se pare egjiptiane, Menesi, 3400 vjet para eres se re |
| Cka ishte Menesi | Faraon dhe mjek |
| Kush ishte Afotisi | Ishte i biri i Menesit, i cili mendohet se ka shkruajtur anatomine e pare te njeriut, te njohur deri tash |
| Cka shkroi perandori Usafis | Shkroi trakktatin mbi enet ne organizem, sipas te cilit ishin 12, ne vitin 3200 para eres se re |
| Si ishte medicina egjiptiane | Ne fillim ishte empirike-racionale pastaj mori elemente magjike-religjioze |
| Ku mesohej medicina egjiptiane | Ne tempuj ne Sais, Heliopolis, Memfis, etj |
| Kush e ushtronte profesionin mjek | Ne fillim pervec prifterinjeve profesionin mjek e ushtronin edhe laiket, pastaj me humbjen e karakterit empirik-racional dominonin elementet magjike-religjioze |
| Nen influencen e kujt ishte medicina egjiptiane | Nen influencen e Zoterave |
| Cili ishte zoti me i famshem i egjiptianeve | Toti, zoti i diturive dhe medicines |
| Cili ishte hyjni e magjise dhe cili hyjni specifik medicinal | Hyjneshe e magjise ishte Izida ndersa hyjni specifik i medicines ishte Imhotepi |
| Si quhej ndryshe hyjnia i medicines | Imhotepi apo Asklepi egjiptas |
| Ne cilen kohe jetoi Imhotepi | Ne kohen e Faraonit Zoser |
| Kush njihet si mjeku i pare i vertete | Imhotepi, qe jetoi 2900 vjet para eres se re |
| A gjindet varri i Imhotepit | Jo, por supozohet te jete varrosur afer MEmfisit, sot fshat prane lumit Nil |
| Si e respektonin egjiptasit pas vdekjes Imhotepin | Si te ishte gjysme zot e me vone e bene perendi te mjekesise |
| Cfare ishte Imhotepi | Ai ishte mjek, prift, keshilltar ne oborrin mbreteror si dhe arkitekt i shquar dhe projektues i piramides shkallezore ne Sakara |
| Kush konsiderohet si ndertesa me e vjeter prej gurit qe edhe sot i reziston kohes | Piramida e shkallezuar ne Sakara, qe u projektua nga Imhotepi |
| Cilat shkrime ka lene Imhotepi | Shkrimet per historine e semundjeve dhe shkroi librin "Libri i fshehte i mjekut" ->48 semundje |
| Cka perfshine "Libri i fshehte i mjekut" | Pershkrimi i 48 semundjeve duke perfshire mjekimin e plageve dhe operacionet kirurgjikale |
| Ku u zbuluan te dhena per aktivitetet mjekesore te Imhotepit | Ne papirusin e Edvin Smith ne te cilin numerohen 90 terma anatomike |
| Cfare shkruan profesori Viljam Osler nga Kanadaja | Se Imhotepi ka njohur dhe mjekuar 200 semundje, 15-abdomen, 11-fshikez urinare, 10-rektum, 29-sy, 18-lekure,floke, thonje dhe gjuhe |
| Kush beri deshifrimin e hieroglifeve te egjiptianeve | Champollion, 1822 |
| Sa papiruse medicinale te shkruara ekzistojne | 8, te shkruara ndermjet viteve 3000-1200 para eres se re |
| Cilet jane dy papiruset me te vjeter | Jane dy papiruset nga Kahuna, njeri per veterinari dhe tjetri gjinekologjik |
| Kur u shkrua papirusi i Edwin SMith dhe ku gjindet | 1550 para eres se re, gjindet ne New York |
| Kush eshte teksti shkencor kirurgjik me i vjeter | Papirusi i Edwin Smith |
| Sa eshte i gjate papirusi i Edwin Smith | 4.68 m |
| Kur u shkrua papirusi Georg Ebers dhe ku gjindet | 1500 vejt para eres se re, gjendet ne Lajpcig |
| Sa eshte i gjate dhe i gjere papirusi i Georg Ebers | 20 m i gjate dhe 30 cm i gjere |
| Cfare tematike ka papirusi i Georg Ebers | Tematike internistike, i shkruar ne te dy anet |
| Cilet jane papiruset me pak te njohur | Papirusi i Hearst, i Londres dhe i Berlinit |
| Kur u shkrua papirusi i Hearst dhe ku gjindet | Ne shek XVI para eres se re, gjendet ne universitetin e Kalifornise |
| Cfare permbane papirusi i Hearst | 260 Receta internistike dhe mjete magjike |
| Kur u shkruan papirusi i Berlinit dhe ai i Londers | Rreth viteve 1200-1300 para eres se re |
| Cili eshte papirusi me i ri | Papirusi i Chester Beatlyj |
| Kur u shkrua dhe ku gjendet papirusi i Chester Beatlyj | Ne shek XVIII-XII para eres se re ne Londer |
| Cka paraqet papirusi i Chester Beatly | Nje monografi per semundjet e anusit dhe mjekimin e tyre por permbane edhe shume magji |
| Ku gjendet nje cope e nje papirusi medicinal | Ne muzeun arkeologjik te Zagrebit |
| Cili eshte burimi kruesor i medicines egjiptae | Papirusi Ebers |
| Si qendronin njohurite egjiptase per anatomine, fiziologjine, patologjine dhe terapine | Njohurite anatomike jane te pakta (basamimi dhe mumite), sa i perket fiziologjise zemra-organ i qark te gjakut dhe damaraet i kane krahasuar me sis e gu\ypave qe shkojne drejt organeve ku mund te preket pulsi |
| Me ke e kane krahasuar qarkullimin e gjakkut egiptasit | Me rritjen dhe renien e Nilit |
| Cilin funksion fiziologjik llogaritej si me i rendesishmi nga egjiptasit | Frymemarrja |
| Cfare mendimi kishin egjiptasit per shkaktarin e shfaqjes se semundjeve | Mendonin se shfaqja e semundjeve ishte nen ndikimin e Zotit dhe pjeserisht ne ndikimin e paraziteve |
| Cka permendet ne papirusin Ebers | Patologjia dhe terapia, si dhe disa metoda te ekzaminimit sic jane inspeksioni, palpacioni, nje forme e auskultacionit primitiv, ekzaminimi i urines dhe djerses, palpacioni i pusit |
| Si eshte perpunuar terapia ne papirusin Ebers | Barnat me perberje bimore,minerale dhe shtazore Rekomandohen materie per kapsllek, djersitje dhe vjellje Terapia ishte empirike : melqi-sy, mish-hemostaze,etj |
| Cilet ishin te paret qe perdoren barnat kimike | Egjiptasit e vjeter, te cilat bien ne harrese ne shek XVI te eres se re |
| Cilat metoda mjekuese permenden ne papiruse | Metoda mjekuese magjike-religjioze : egzorciumet, hajmalite, etj |
| Cila ishte karakteristika kryesore e medicines egjiptase | Gershetimi i komponenteve empirike-racionale dhe magjike-religjioze |
| Kujt i kushtohej rendesi e vecante ne mjekimin egjiptas | Higjienes |
| Kush ishte Ni-anh-Zahmet | Mjek, prift dhe kryetar i administrates per punet mjekesore |
| Cka kane perdorur egjiptianet per kapsllek dhe si mase mbrojtese kunder semundjeve dhe me qfare mase | Cdo tre dite kane perdorur purgative kunder kapsllekut dhe si mase mbrojtese kunder semundjeve |
| Ne baze te hulumtimeve paleopatoogjike nga qfare semundje vuanin egjiptaset e vjeter | Nga arteroskleroza, tuberkulozi, gure ne temth, baktere gram-pozitive dhe gram-negative, dhe ne nyjet e nje mumie jane gjetur depozite te acidit urik |
| A kontrollohej puna e mjekeve ne egjipt | Po, me norma ligjore te rrepta, ku nese pacienti vdiste me fajin e mjekut, mjeku denohej me vdekje |
| Cilet mjeke aplikuan te paret diagnostifikimin e semundjeve | Mjeket egjiptas |
| Kur peson medicina egjiptiane dekadence | Kur pushtohet nga Persia ne vitin 525 para eres se re |
| Kur lulezon mjekesia egjiptiane serish | Nen administrimin e Greqise, lulezon mjekesia egjiptase serish e sidomos ne Aleksandri |
| Kur u themelua shkolla medicinale e shekullit te vjeter | Ne Aleksandri, ne shek 3 para eres se re |
| Perse dallohet medicina ebraike nga medicina babilonase dhe egjiptase | Sepse nuk permbane elemente terapeutike por perqendrohet ne zbatimin e masave higjienike dhe profilaktike |
| Si ishte medicina ebraike | Ishte preventive e jo kurative |
| Ku paraqiten per here te pare tendencat sociale-higjienike | Ne medicinen ebraike |
| Cili ishte burimi me i vjeter i medicines ebraike | Bibla, Zotimi i vjeter |
| Cka gjejme ne librin e trete te Mojsieut | Norma ligjore per mbajtjen e higjienes: -gruaja eshte e papaster pas lindjes, gjate ciklit menstrual -ata qe kane gonore jane te papaster si dhe kufomat |
| Cka u ndermorr per preventimin e semundjeve ne kohen ebraike | Pastrimi i kufomave, ritual i vecant i pastrimit te kafsheve dhe ekzaminimi rigoroz i kafsheve te prera, ndalohet ngrenia e gjakut |
| Cfare norma tjera pervec atyre te higjienes ka ne Bibel | E shtuna shpallet dite pushimi edhe per skllavet, kujdesi duhet te jete ne menyre grupore jo vetem individuale, ndallimi i konsumimit te mishit te derrit |
| Perse ka rendesi higjienike cirkumzioni | Sepse zvogelon numrin e semundjeve venerike |
| Pervec cirkumzionit kush kishte rendesi higjienike te ebrejtet | Zbulimi dhe izolimi i leprozeve |
| Cka pengon ndalimi i konsumimit te mishit te derrit | Trihinelozen |
| Cfare karakteri ka medicina ebraike | Teurgjik, ka karakter religjioz |
| Si ishin mjeket ebraik | Ishin prifterinje qe mbikqyrnin procedurat e pastertise dhe parandalimin e semundjeve |
| Si sheroheshin semundjet sipas ebraikeve | Sipas tyre Zoti i sheron te gjitha smeundjet kurse prifterinjte jane ndermjetesues |
| Cila viroze eshte pershkruajtur ne hollesi ne Bibel | Leproza |
| A permenden mamite ne Bibel | Shume rralle dhe grate shtatezena vete ndihmohen gjate lindjes |
| Kush eshte burim kryesor per medicinen ebraike | Zotimi i ri dhe veprat e Joseph Flaviusit dhe Talmudi-permbledhje ligjesh |
| Kush kontrollonte zbatimin e ligjeve te Bibles dhe cfare vendime mund te merrnin ata | Rabinet te cilet merrnin vendime per zbatimin e masave higjienike dhe problemeve te tjera medicinale |
| Cfare diturish kishin rabinet | Dituri anatomike-patologjike per ekzaminimin e kafsheve |
| Ku u permenden per here te pare mjeket dhe etika mjekesore | Ne Talmud |
| Perse Talmudi ka elemente te mjekesise babilonase | Sepse u shkruajt ne Babiloni |
| Cila medicine pati ndikim ne fillimin e medicines se krishtere | Medicina ebraike |
| Kur filloi kultura dhe medicina indiane | Rreth vitit 1500 para eres se re, kur fiset ariane kane ardhur nga veriu |
| Kush e deshmon faktin se india kishte civilizim te zhvilluar edhe para 1500vejteve para eres se re | Gjurmimet arkeologjike ne qytetin e renuar, Mohenxho-Daro, shek 3 para eres se re, ku jane gjetur infrastrukture higjienike te kanalizimit rrugor dhe banjove |
| Cka e karakterizon mjekesine indiane | Fillimisht ligjet e pastertise, ndersa mjekimit te semundjeve i kushtohej me pak rendesi |
| Kur fillon periudha e medicines Vedaiane | Me ardhjen e arianeve dhe krijimin e librave te tyre te shenjte, Veda |
| Cka dmth Veda | Dituri |
| Cfare permbajtje ka libri Veda | Permbajtje religjioze me keshilla per jeten dhe boten si dhe rregulla mjekesore |
| Cfare te dhenash japin librat indiane | Te dhena per zhvillimin e mjekesise dhe kirurgjise |
| Cilat intervenime kirurgjike ishin karakteristike per indianet | Kirurgjia plastike |
| Cilat jane vedat me te rendesishme | Rigveda dhe Ajurveda |
| Cka permbane Rigveda | Udhezime per mjekim me bime te cilen e ndihmon Zoti |
| Si quhet shkenca per jetegjatesi | Ajurveda |
| Cka permbane Ajurveda | Lutje dhe keshilla per gjallesat dhe dukurite e jetes |
| Kush eshte themel i mjekesise Ajurvede dhe sa ka zgjatur | Ajurveda e cila zgjati deri ne vitin 500 para eres se re |
| Si ishte medicina Ajurvede | Empirike dhe me komponente animistike-teurgjike dhe terapeutike |
| Kur fillon periudha Bramane | Prej vitit 500 para eres se re nen ndikimin e religjionit, me qender ne Benares |
| Kush konsiderohej mjek ne indi | Prifterinjte por edhe dijetaret, te cilet i jepnin karakter shkencor medicines indiane |
| Cili ishte burimi me i rendesishem per medicinen indiane | Doreshkrimi Bower |
| Kur u zbulua doreshkrimi Bower | ne vitin 1890 |
| Cilet e aplikojne te paret operacionin e kataraktes dhe sectio caesarea ne gruan e vdekur | Indianet |
| Cilat vepra kane rendesi te veqante per mjekesine indiane | Veprat e Sushrutes, Carakes dhe Vagbhates ku secili la nga nje permbledhje |
| Si quhen permbledhjet e Sushrutes, Carakes dhe Vagbhates | Samhita |
| Kur u shkrua Sushruta-Samhita dhe qka permane | U shkrua ne shek1 para eres se re dhe permbane 1120 semundje te ndryshme ku eshte pershkruar semundja e sheqerit, malarja qe shkaktohet nga mushkonjat, etj |
| Kur u shkrua Cakara-Samhita dhe si eshte e perbere | Ne shek 2 para eres se re, perbehet prej 8 veprave |
| Kur u shkrua Vagbhata-Samhita dhe qka paraqet | Ne shekullin 4 para eres se re, paraqet permbledhje te abstrakteve nga Sushruta dhe Caraka |
| Sipas samhitave cilat elemente drejtojne funksionet e jetes dhe si i kane quajtur keto elemente | I kane quajtur dosa dhe paraqesin: -ajrin -temthi -mukusi |
| Cka kushtezojne tre dosa-t | Kushtezojne shendetin dhe semundjet |
| Cka prodhojne keto tre dosa | Prodhojne 7 perberes trupore elementare qe ndryshe quhen dhatasa |
| Cilet jane 7 dhatasa-t | Jane: -hilusi -gjaku -mishi -yndyra -kocka -truri -sperma |
| Prej sa elementeve perbehet organizmi sipas indianeve | Prej 5 elementeve: -uji -zjarri -drita -toka -eteri |
| Cka parashohin normat ligjore fetare te indise | Larjen e duarve para dhe pas ushqimit, pas prekjes se te vdekurit dhe objekteve te papastra, pjeseve te papastra te trupit, gruaja te pastrohet pas menstruacionit dhe pas lindjes dhe ndalohet konsumimi i disa ushqimeve dhe alkoolit |
| Cka i ndalohej priftit indian | I ndalohej martesa me vajzen nha familja qe ka patur tuberkuloze, leproze ose epilepsi |
| Si ishte mjekimi indian | Mistik-religjioz |
| Cka ishte Artharvaveda | Liber i shenjte me lutje dhe magji per sherim |
| Kur e leshojne prifterinjte medicinen indiane dhe ne dore te kujt bie | NE shekullin XI para eres se re prifterinjte e leshojne medicinen dhe pastaj me medicine merren laiket pra krijohet medicina shkencore |
| Cili ishte populli i pare me literature shkencore mjekesore | Indianet |
| Si ishte dituria anatomike e indianeve | Minimale sepse nuk kane bere sekcione |
| A e kishin diagnostiken te zhvilluar indianet | Po, pervec auskultacionit dhe palpacionit, e kane perdorur shijen dhe te nuhaturit |
| Cfare terapie permbante medicina indiane sokohe | Terapi e perbere prej 760 barnave te ndryshme per pastrim,vjellje, teshtitje inhalacion banja sheruese |
| Cka supozohet per terapine e sifilisit nga indianet | Kane perdorur zhiven per mjekimin e sifilisit |
| Si ishte kirurgjia ne indi | Shume e zhvilluar e sidomos kirurgjia plastike -rhinoplastika Disa nga operacionet: -heqja e gureve te temthit, te bajameve, kataraktesm fistulat e rektumit, operacionet e barkut te ngaterrimi i zorreve, etj |
| Kujt i kushtohej rendesi e veqante gjate operacioneve | Higjienes dhe hemostazes gjate operacioneve dhe kane ditur ti lidhin enet e gjakut |
| Cila nga deget e medicines indiane ishte me e zhvilluar | Okulistika, ku jane mjekuar 70 semundje te syve, kane bere operimin e kataraktes, e kane perdorur magnetin per nxjerrjen e trupave metalike nga syte |
| Kur e ka zanafillen medicina kineze | 3000 vjet para eres se re dhe eshte zhvilluar ne menyre autoktone me pak ndikim indian pas promovimit te Budizmit |
| Themelues te kujt jane kinezet | Kinezet jane themeluesit e akupuktures dhe mjekimit me bime-caj |
| Kush ishte babai i medicines kineze | Sen Nung |
| Kush ishte autor i vepres farmakologjike kineze | Sen Nung |
| Cka permbante vepra farmakologjike e Sen Nung | Jane pershkruar 350 preparate bimore dhe menyra e veprimit te tyre |
| Kur e arriti lulezimin e saj medicina kineze | Gjate dinastise Han |
| Cili ishte mjeku me i spikatur kinez | Cang Cung Cin |
| Me c'emer njihet ndryshe Cang Cung Cin | "hipokrati kinez" |
| Prej sa librave perbehet vepra mjekesore e Cang Cung Cin | Prej 16 librave |
| Kush vecohet si vezhgues dhe kodifikues i etikes mjekesore | Cang Cung Cin |
| Kush ishte reformator i medicines kineze dhe autor i ciles veper ishte | Li Ce Cen ishte reformator i medicines kineze dhe autor i doracakut farmaceutik ku u pershkruan mbi 2000 barna |
| Kush ishte themel i filozofise kineze | Ishte shkenca e bashkimit te ngjarjeve ne mikrokosmos dhe makrokosmos, me te cilet udheheqnin Jin dhe Jang |
| Cfare domethenje kishin Jin dhe Jang | Jang-principi mashkullor, aktiv, i ngrohte, i ndritshem ndersa Jin- principi femeror, pasiv, i ftohte dhe i erret |
| Cili numer ka rendesi ne filozofine kineze | Numri 5 5 organe kryesore : zemra,melqia,mushkerite,veshkat dhe shpretka 5 organe jokryesore: temthi,zorra e holle, lukthi, zorra e trashe dhe vezika urinare 5shije, 5 ngjyra, etj |
| Prej kujt zhvillohet akupunktura | Prej pneumes |
| Cilat metoda perdoreshin per diagnostifikimin mjekesor kinez | Ekzaminimin e gjuhes, lekures dhe lengjeve trupore |
| Si e kane matur pulsin kinezet | Ne 11 vende dhe kane njohur 200 pulse te ndryshme |
| Cfare rendesie kishte kualiteti i pulsit | Kishte rendesi diagnostike, prognostike dhe terapeutike |
| Cila ishte metoda me specifike e mjekimit kinez | Akupunktura |
| Ku perdoret akupunktura sot | Ne Kine dhe disa shtete te perendimit |
| Pershkruaj metoden e akupunktures | Shpimi i lekures ne vende te caktuara me gjilpera te arit, argjendit apo qelikut |
| Cila eshte merita me e madhe e kinezeve | Zbulimi i metodes per parandalimin e semundjeve-vaksinimi |
| Si e kane zbulular vaksinimin kinezet | Ata dinin se njerezit qe kalonin formen e lehte te varioles fitonin imunitet, keshtu per te promovuar variolizmin qelbin nga pucrra e njeriut te semure nga variola e kane vendosur ne hunden e njeriut te shendoshe ose qelbin e terur e kane fryer ne hunde |
| Si e kane mjekuar sifilisin kinezet | E kane inhaluar avullin e zhives ne doze te parrezikshme |
| Si i kane mjekuar kockat e thyera kinezet | Duke bere terheqjen e tyre-metoda e ekstenzionit |