click below
click below
Normal Size Small Size show me how
HYRJE NE MJEKESI
Fillimet e mjekesise
| Question | Answer |
|---|---|
| Cka paraqet mjekimi | qdo tentim aktiv i largimit te dhimbjes dhe pengesave tjera |
| Cila eshte zanafilla e mjekesise | njerezit qysh ne kohet e lashta jane perpjekur te lehtesojne vuajtjet nga plaget e ndryshme, pra prej se ekziston njeriu si rezultat i instiktit per mbijetese, ekziston edhe lufta e vetedijshme kunder semundjeve dhe vdekjes |
| Si qendron tentativa e kafsheve per sherimin e plageve te tyre | Lepijne plaget e tyre, mbrojne ekstremitetet e lenduara, largojne shkaktaret me kembe ose goje dhe permes instiktit te tyre te pagabueshem gjejne bimet sheruese qe i qetesojne dhimbjet e tyre |
| Si quhet faza e pare ne historine e mjekesise | Empiri |
| Ne cka mbeshtetet empiria | Mbeshtetet vetem ne vezhgimet shqisore, pervojen dhe praktiken e tij |
| Qka quajme mjekesi emprike | Metoda ose prirja per te vepruar duke u mbeshtetur vetem ne pervojen ose ne praktiken e jo ne njohurite dhe pergjithesimet teorike |
| Cfare e ka mesuar pervoja njeriun | Pervoja e ka mesuar njeriun se disa bime shkaktojne vjellje, disa pastrim te zorreve, disa shkaktojne qetesim e disa zbusin dhimbjet |
| Cka zbuloi njeriu parahistorik ne baze te pervojes | Zbuloi se uji i ftohte zbut inflamacionet, ndersa nxehtesia e rrezeve te diellit qeteson dhimbjet |
| Prej qindra vjetesh cila eshte njera nga aftesite qe ka zhvilluar njeriu | Aftesine manuale, pra ka filluar ti perdor duart |
| Cfare sherbime kryen njeriu permes duarve ne aspektin mjekesor | Mund te bej nderhyrje mjekesore, masazhe te pjeseve te semura, te vendos gjethe per ta mbrojtur plagen etj |
| Cilat ishin shkaqet qe quan njeriun ne ndermarrjen e intervenimeve mjekesore | Ishin kushtet e keqija te jeteses ne shoqerine primitive, lufta me kafshet e egra, banimi ne shpellat e ftohta, fatkeqesite natyrore dhe menyra e ushqimit |
| A i benin intervenimet mjekesore ne menyre vetjake njerezit primitiv | Qysh athere, ndihmen mjekesore e ka ofruar personi i trete me pervoje praktike te fituar dhe qe ka ditur veprimin sherues te disa bimeve |
| Kur lindi arti i mjekimit | para rreth 20mije vjet me pare, atehere kur njerezit filluan te ndihmojne njeri tjetrin |
| Ku u gjeten vizatimet e para rreth intervenimeve te para mjekesore-mjekeve te pare dhe qka dallohej ne keto vizatime | Vizatimet u gjeten ne shpellen e Pirenjeve ne France ku ne te dallohej nje njeri i veshur ne menyre karakteristike qe mjekonte te plagosurin |
| Cilet persona konsiderohen mjeket e pare | njerezit te cilet fitojne pervoja te medha te para, dijne diqka per yjet, magjite dhe diturine e ruajne si fshehtesi apo sekret |
| Cila eshte metoda me e vjeter e mjekimit | Mjekimi kirurgjik |
| Ne cfare logjike zhvillohej mjekimi kirurgjik asokohe | Sipas logjikes, cdo gje qe shkaktonte problem duhej te largohej psh trupi i huaj eshte ekstrahuar, mishi i eger eshte hequr me hekur te nxehte, kockat e thyera jane imobilizuar, etj |
| Cilat ishin intervenimet e komplikuara qe filluan te aplikoheshin me kalimin e kohes | amputacioni, trepanacioni, incizioni i abscesit, sectio caesarea, etj |
| Ne kuader te kujt filloi zhvillimi i mjekesise | Te zhvillimit te shoqerise njeresore |
| Cka solli me vete zhvillimi i mjekesise | Solli metoda te reja mjekimi, vegla dhe instrumente mjekesore, operacione te ndryshme, etj |
| Ne cilat vende u bene hapat e pare ne zhvillimin e mjekesise | Kine, Indi, Mesopotami, Egjipt, etj |
| Cka kane perdorur mjeket e pare gjate intervenimeve | Dezinfektim primitiv, narkoze me bime te ndryshme dhe hemostaze me heur te nxehte |
| Kush ishte bartes i aktiviteteve mjekesore ne fillim | Ishin femrat, nenat te drejtuara nga instikti amnor, e pastaj dominonte edhe gjinia mashkullore |
| Fryt i kujt ishte mjekesia empirike | Fryt i te verejturit dhe pervojes, pra nuk ishte e ngarkuar me teori dhe hipoteza |
| Cka filloi te kerkonte me kalimin e kohes njeriu per shkak te semundjeve | Kerkonte shkakun e tyre, si shfaqeshin ato, perse bimet mjekuese ndikojne ne sherimin e tyre, etj |
| Cka kuptoi njeriu nga mundimi i gjetjes se shkaktareve | Kuptoi se lendimi, temperatura e larte ose e ulet, ushqimi etj ndikojne ne shfaqjen e semundjeve |
| Cka krijoi njeriu duke i kerkuar shkaktaret e semundjeve | Ai krijoi teori per shpjegimin e dukurive te fshehta |
| Ne cilen teori quan kerkimet per gjetjen e shkaktareve te semundjeve | Ne teorine e hyrjes se trupave te huaj ne organizem si shkaktar i shfaqjes se semundjeve |
| Ke konsideronin trup te huaj njerezit primitiv | therat, ashkat ose parazitet |
| Si i largonin trupat e huaj njerezit primitiv | Duke i thithur, mekanikisht ose me intervenime kirurgjike |
| Perse kjo teori nuk permbushi mendimet e tyre | Sepse nuk vlente per te gjitha semundjet, nuk i shpjegonte te gjitha semundjet |
| Si e krijoi njeriu magjine | PEr te shpjeguar misteret e fshehura te botes se panjohur qe e rrethonte, njeriu i lashte u detyrua te besoje ne forcat demoniane, e me vone duke u munduar te ndikoje ne te krijoi magjine |
| Cilat metoda mjekimi perdorte njeriu parahistorik | perdorte metodat e mjekimit qe jepnin rezultat ndersa te tjerat i braktiste |
| Cila eshte faza e dyte e mjekesise | Faza demonistike |
| Kush mendohej si shkaktar i semundjeve te faza demonistike | Djalli dhe forcat e mbinatyrshme |
| Si ishte mjeku te faza demonistike | Mjeku ishte magjistar, fallxhi, fallxhor, shties, shortar |
| Cfare metoda perdorte mjeku ne fazen demonistike | Perveq pervojes mjekesore perdor edhe magjite, vallezim dhe rituale te ngjajshme |
| Pra vmjekimi ne fazen demonistike filloi te orientohet | Ne perzenjen e djallit dhe berjen e magjive te ndryshme |
| Cilat metoda perdorte mjekesia demonistike per perzenien e djallit nga trupi i injeriut | Mjekesia demonistike perdorte formula te ndryshme magjike, rituale dhe egzorciume te tjera |
| Cilat metoda perdorte mjekesia demonistike per preventimin e semundjev e | Njerezit perdornin maska, hajmali, tetovazhe, nderrimin e emrit, zingjire mbrojtes, etj |
| Kush sherbente si fjale mbrojtese (apotropej) | Sherbenin fjale te ndryshme, formula te ndryshme magjike dhe disa gjeste |
| Kujt i pershkruhej suksesi i sherimit ne mjekesine demonistike | Megjithese perdoreshin edhe metoda mjekimi natyrore, suksesi i sherimit i pershkruhej gjithmone magjise |
| Sa kohe u deshten qe arti i mjekesise te shkeputej prej magjise dhe pse | Mijera vjet sepse magjia dominonte kudo |
| Qka quajme botekuptime animistike | Besonte se djalli hyn drejtperdrejte ne organizem, ndersa me vone besonte se edhe ne menyre indirekte mund ta shkaktonte semundjen. Besonte se edhe shpirti i nje njeriu mund te hyje ne organizmin e njeriut tjeter dhe te shkaktoje semundje |
| Si quhet faza gjate te ciles dominonin mendimet animistike | Faze animistike |
| Cila ishte faza e trete e historise se mjekesise | Faza magjike-religjioze, teurgjike |
| Ne cka besonte njeriu ne fazen e trete te historise se mjekesise | Besonte ne fuqiplotesine e Zotit te tyre dhe u drejtohej atyre per ndihme |
| C'nenkuptonte semundja dhe mjekimi ne fazen teurgjike | Semundje ishte denim nga Zoti ndersa mjekimi ishte lutja, flijimi, formula mistike, muzika, etj |
| Si ishin mjket gajte fazes teurgjike | Ishin prifterinje pagane qe gjoja merreshin vesh me forcat mbinatyrore |
| Perse mjekimet e para shoqeroheshin me rituale magjike te faza relizigjioze | Sepse plaget i shihnin si humbje te masave mbrojtese |
| Si paraqitet prognostika primitive | Ne fazen magjike-religjioze, njeriu fillon te verjturit e yjeve te cilat duke u bazuar ne astrologji paraqitet prognoza primitive |
| Cfare terhiqte vemendjen e mjekeve te pare te paster shkencetarisht gjate inspektimit te trupit te njeriut | Vemendja terhiqej nga sekretet dhe ekstretet e organizmit sic jane urina, saliva, gjaku menstrual, feçet, etj |
| Ne shfaqjen e ciles faze ndikoi inspektimi i trupit te njeriut | Ne fazen e katert te historise se mjekesise -fazen humorale |
| Kush ishte shkaktar i shfaqjes se semundjeve ne fazen humorale | Shkaktar ishin crregullimet e lengjeve trupore |
| Si eshte fituar dijenia per mjekesine e njeriut primitiv | Ne dy menyra: - duke hulumtuar mbeturinat e kohes parahistorike -duke hulumtuar mjekesine e popujve te sotem primitiv |
| Cka nenkuptojme me mbeturina te kohes parahistorike dhe a jane te bollshme | Jane te pakta, perfshijne gjetjen e skeleteve njerezore ose shtazore, instrumenteve primitive, varreve dhe fotografive ne shpella, keto gjurme jane te mjaftueshme per ofrimin e konkluzioneve rreth mjekesise se njeriut primitiv, semundjet dhe mjekimin |
| Cka studion paleopatologjia | Studion hulumtimet e gjurmeve te semundjeve dhe te lendimeve te njeriu dhe kafshet parahistorike |
| Cfare aparaturash perdor paleopatologjia | Mikroskopine, rentgenin, serologjine, etj |
| Cka kuptojme ne baze te hulumtimeve te paleopatologjise | Kuptojme se njeriu ka vuajtur nga semundje te ndryshme te skeletit dhe frakturat |
| Cila eshte shenja me e vjeter e semundjes ne skeletin e njeriut, kur daton ajo | Shenja me e vjeter e semundjes se skeletit te njeriut daton para 400.000-500.000 vjet me pare, ku u zbulua egzostoza beninje ne femurin e majte te njeriut primitiv Pithecanthropus erectus, Java 1894 |
| Shenjat e cila semundjeve te kockave u zbuluan ne periudhen e paleolitit | Shenja te: -kallusit -frakturave |
| Cka tregojne shenjat e frakturave per keta njerez primitiv | Tregojne se kane perdorur shkopinjte per imobilizimin e ashtit te thyer |
| Shenjat e cila semundjeve te kockave u zbuluan ne periudhen e neolitit | Shenja te: -periostitit --osteomielititi -rakiti -luksacioni kongjenital i koksofemuralit -artrozes -tumorit benjinje te kockave -karcinomes -semundjes Paget -sifilisit -ndoshta edhe tuberkulozit kockor |
| Si eshte zhvilluar trepanacioni te njeriu primitiv | Permes gurit apo donje vegle tjeter parahistorike |
| Cka bere njeriu primitiv me kocken e trapanuar | E ka mbajtur si hajmali per mjekimin e te njejtes semundje |
| Cka tregon kallusi i formuar te trepanacioni | Tregon se njeriu parahistorik i ka mbijetuar trepanacionit |
| Pervec eshtrave, cilat jane mbeturinat tjera parahistorike | Dhembet, ku shihen gjurme te frakturave, abrasion i dentines, etj |
| Kush merret me studimin e dhembeve parahistorik | Paleodontologjia |
| Ne cilat vende jane gjetur gjurmet parahistorike | Ne Evrope: Spanje, Zvicer, Gjermani dhe kockat e njeriut parahistorik ne Krapine, Kroaci |
| Kur u cvarros trupi i Homo Krapiniensis | Ne vitin 1899, ne Krapine,Kroaci i cili ka jetuar 80.000-100.000 vjet me pare |
| Kush zbuloi gjurmet e shputes se rrafshet, shenjat e artritit reumatoid, hipoplazine vertebrale, abrasionin e cementit dental dhe gurret e dhembit | Dragutin Gorjanoviz Kramberger me 1899 |
| Ku u gjeten figurat neper shpella | Ne France, Spanje, Zvicer dhe Gjermani |
| Nga cila kohe datojne figurat neper shpella | Nga koha e paleolitit |
| Cka dallohet neper figura | Kafshe dhe femra me kafshe |
| Cka zbuluan paleopatologet ne mumite njerezore | Zbuluan semundje te ndryshme |
| Ku gjejme tjeter elemente te mjekesise parahistorike | Ne mjekimin e popujve primitiv |
| C'eshte nje relikt i mjekimit te asaj kohe | Eshte mbajtja e nje hajmalie, stolive, qaforeve, unazave, zingjireve, etj qe nuk sherbejne vetem si dekor por edhe si hajmali (amulije) per mbrojtjen nga djalli, semundja ose fatkeqesia |