click below
click below
Normal Size Small Size show me how
Stack #4579283
| Question | Answer |
|---|---|
| Çfarë është komunikimi elektronik? | Komunikimi elektronik është aftësia për të komunikuar përmes mjeteve elektronike si kompjuterë, telefona, email-e, fakse dhe videokonferenca. |
| Cila është forma më e hershme e komunikimit elektronik? | Forma më e hershme është telegrafi që përdorte Kodin Morse. |
| Nga kush u krijua Kodi Morse? | Kodi Morse u krijua nga Samuel Morse. |
| Cilat janë dy gjendjet që përdor Kodi Morse? | Kodi Morse përdor dy gjendje: on dhe off, që përfaqësojnë pika dhe viza. |
| Kush është shpikësi i telefonit? | Shpikësi i telefonit është Alexander Graham Bell. |
| Si funksionon një telefon? | Mikrofoni konverton zërin në sinjale elektrike, të cilat dërgohen te marrësi, i cili i kthen ato në tingull. |
| Çfarë është faksi? | Faksi është transmetimi telefonik i dokumenteve të skanuara (tekst ose imazh) në një pajisje tjetër që i rindërton ato. |
| Çfarë është posta elektronike (email)? | Email-i është shkëmbimi elektronik i mesazheve dhe skedarëve midis kompjuterëve të lidhur me internetin. |
| Çfarë janë mesazhet e çastit (Instant Messaging)? | Janë mesazhe tekstuale që dërgohen në kohë reale midis dy ose më shumë përdoruesve në internet, si WhatsApp, Messenger etj. |
| Cilat janë dy mangësi të komunikimit elektronik? | Varësia nga pajisjet dhe problemet teknologjike, Rreziku nga sulmet kibernetike dhe humbja e privatësisë. |