click below
click below
Normal Size Small Size show me how
Teknologji
Komunikimi elektronik
| Question | Answer |
|---|---|
| Çka është komunikimi elektronik? | Aftësia për të komunikuar nëpërmjet mjeteve elektronike. |
| Çka është kodi Mors? | Një lloj alfabeti ose një sistem komunikimi me telegraf,i cili përbëhet nga pika dhe viza të bashkërenduara në grupe |
| Kush e shpiku telefonin? | Shpikësi i telefonit është Aleksandër Bell (1870 |
| Çka është faksi? | Transmetimi telefonik i materialeve të printuara të skanuara, zakonisht në një numër telefoni të lidhur me një printer. |
| Cilat janë shërbimet e komunikimit elektronik që i përdorim sot? | Posta elektronike,faqet web,instant messaging(mesazhet e çastit ,mesazhet me tekst,forumet,rrjetet sociale,video chat. |
| Çka është posta elektronike(e-mail)? | Shkëmbimi elektronik i mesazheve dhe skedarëve kompjuterikë në mes kompjuterave që janë të lidhur me internet ose ndonjë rrjet tjetër kompjuterik. |
| Çka ofrojnë mesazhet e çastit (instant messaging)? | Instant messaging (mesazhet e çastit) ofrojnë transmetimin e tekstit në kohë reale. |
| Si e përdorin komunikimin elektronik përdoruesit e telefonit celular? | Përdoruesit e telefonit celular mund të përdorin komunikimin elektronik në lëvizje me një shërbim të njohur si shërbimi i mesazhimit të shkurtër (SMS) |
| Çfarë lehtësojnë rrjetet sociale? | Faqet e rrjeteve sociale lehtësojnë komunikimin ndërmjet njerëzve me interesa të përbashkëta ose lidhje të ndryshme |
| Trego si ka nisur komunikimi elektronik dhe si është zhvilar ai? | Komunikimi elektronik filloi në shekullin e 19-të me telegrafin dhe telefonin. Interneti, i zhvilluar në vitet '60 dhe '70, revolucionarizoi komunikimin. Sot përfshin email, mesazhe tekst dhe rrjete sociale. |