click below
click below
Normal Size Small Size show me how
Stack #4578605
| Question | Answer |
|---|---|
| Çfarë është komunikimi elektronik? | Komunikimi elektronik është aftesia për të komunikuar nëpërmjet mjeteve elektronike |
| Cilat janë disa nga mënyrat më të hershme të komunikimit elektronik? | Kodi Mors,Telefoni dhe Faksi |
| Cilat janë elementet thelbësore të një telefoni? | Mikrofoni(transmetues) dhe kufjet(marrës),që riprodhojnë zërin në një vend të largët |
| Çfarë është faksi dhe për çfarë përdoret? | Faksi është transmetimi telefonik i materialeve të printuara te skanuara ,zakonisht në një numër telefoni të lidhur me një printer.Zakonisht përdoret për komunikimin ndërmjet organizatave dhe bizneseve |
| Cilat janë mënyrat e komunikimit elektronik në ditët e sotme? | Posta elektronike(email),faqet web,instant messaging,mesazhet me tekst,forumet, rrjetet sociale dhe video chat |
| Çfarë është instant messaging? | Është komunikim në internet me shkëmbim mesazhes në kohë reale,shpesh me mundësi për bashkangjitje te skedarëve,tingujve,videove ose fotove |
| Çfarë funksioni kanë rrjetet sociale në komunikimin elektronik? | Ato përdoren për të ndarë informacione,foto,video,ide dhe për të bashkëvepruar me njerëz me interesa të përbashketa në kohë reale |
| Trego disa shembuj të instant messaging | Messenger,WhatsApp Messenger,Viber,Google Talk,Snapchat,Yahoo Messenger etj |
| Cilat janë disa nga përparësitë e komunikimit elektronik? | Transmetimi i shpejtë,Shtrirja e gjerë,Kostoja efektive,Shkëmbimi i reagimeve dhe Administrimi i përgjithshem i veprimtarisë |
| Cilat janë disa nga mangësite e komunikimit elektronik? | Sasia e të dhënave,Kostoja e zhvillimit,Varësia,Siguria,Çështjet sociale |